17:53 / E Enjte, 29 Nëntor 2018

Ekonomia e Zvicrës shënon rënie

Ekonomia e Zvicrës papritmas mori kthesë të kundërt në tremujorin e tretë.

“Faza e fortë, e vazhdueshme, e rritjes, të cilën e gëzonte ekonomia zvicerane për një vit e gjysmë, u ndërpre papritmas”, tha Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO).
Zvicra po ndjek kështu rënien e rëndësishme ekonomike në të njëjtën kohë edhe me vendet e tjera evropiane, veçanërisht në Gjermani, thuhet në deklaratë.

Gjermania, centrali i Evropës, gjithashtu shënoi një rënie prej 0.2 për qind në tremujorin e tretë, ndërkohë që ekonomitë e tjera evropiane kanë shënuar rritje të ngadaltë.

Rënia në ekonominë e Zvicrës prej 0.2 për qind në produktin e brendshëm bruto nga muaji korrik deri në shtator, krahasuar me tre muajt e mëparshëm është bërë shkaku i rënies së eksportit.

Ekonomia e Zvicrës është shumë e orientuar drejt eksportit dhe është bërë e ditur se eksportet e mallrave kanë rënë për 4.2%.
Mirëpo, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ekonomia e Zvicrës është rritur për 2.7%.

Temat: