19:50 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / LB

Ekrem Kastrati premton subvencione e grante për fermerët e Malishevës

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka vizituar sot një fermë të pulave në fshatin Banjë të kësaj komune.

Kastrati ka shkruar se qeverisja komunale e Nismës ka mbështetur shumë fermerë gjatë këtyre dy mandateve dhe gjithashtu në programin e tij qeverisës për mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të fokusohet që të krijoj klimë të mirë investuese në këtë sektor, shkruan “Indeksonline”.

Postimi i plotë i Kastratit:

“Shpezëtaria”, është ferma e pulave në fshatin Banjë,  të cilën sot e vizituam dhe pamë nga afër punën fisnike që po e bën kjo fermë, e cila drejtohet suksesshëm nga familja e nderuar Telaku, e cila është kthyer nga Italia për të hapur këtë veprimtari mjaft profitabile.

Qeverisja NISMA ka mbështetur shumë fermerë gjatë këtyre dy mandateve dhe gjithashtu edhe në programin tonë qeverisës për mandatin e ardhshëm katër vjeçar do fokusohemi që të krijojmë klimë të mirë investuese në këtë sektor, duke ndarë mjete në formë të subvencioneve dhe granteve, në mënyrë që ekonomia të forcohet dhe krijimi i vendeve të punës të rritet.

#VotoNISMA119 #PërMalishevënUrbane