09:38 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Eksalimi i festës së kupës në Francë, vdesin dy tifozë (Foto/Video)

Dy tifozë të futbollit kanë vdekur në Francë gjatë natës së kaluar ku edhe festa kaloi në dhunë pasi Franca e mposhti Kroacinë në finale në Moskë.

Forcat e policisë gjuajtën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, madje u detyruan të përdorin edhe kanonet e ujit.

E gjithë festa eksaloi kur plaçkitësit hynë nëpër dyqane dhe shkatërruan dritaret. Sigurisht policia ndërhyri në turmë dhe u detyrua të përdorë edhe masa për shpërndarjen e tyre, transmeton Indeksonline.

Në qytetin Alpine të Annecy, një tifoz 50 vjeçar i Francës lëndoi rëndë qafën pasi ishte shtyrë nga turma në një kanal, me ç’rast edhe gjeti vdekjen.

Pastaj, në afërsi të Saint-Felix pati një tjetër vdekur ku një 30 vjeçar u vet aksidentua me makinë në një pemë përderisa festoi fitoren.

Probleme serioze kishte edhe në qytetin lindor të Lyonit, ku qindra të rinj u shpërngulën, sulmuan makina dhe vendosën zjarr ndaj koshave të plehrave. Lëndime pësuan një numër i madh i tifozëve./Indeksonline/