09:03 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Arbëria në bisedime me 2trajnerët e njohur kosovarë

Skuadra nga qytet i Lipjanit, Arbëria nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Trajneri që patën, Nuhi Bahtiri, nuk do t’i udhëheqë përgjatë sezonit të ardhshëm pasi që do të jetë udhëheqës i grupmoshave U-19.

Indeksonline përmes burimeve ka arritur të mësonte se klubi nga Lipjani është në bisedime me dy trajnerë të njohur.

Bëhet fjalë për trajnerët me emër në Superligë, Arsim Thaçi dhe Bekim Isufi.

Mbetet të shihet se cili do ta udhëheq Arbërinë sezonin e ardhshëm.

Thaçi për herë të fundit ishte trajner i Flamurtarit, kurse Bekim Isufi ishte trajner i Ferizajt./Indeksonline/