16:16 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ard Islami rikthehet në ‘O Sa Mirë’

Seriali i njohur shqiptar ‘O Sa Mirë’, pritet që të filloj së shpejti me sezonin e ri.

Sipas burimeve të Indeksonline, mësohet se do të ketë edhe rikthime dhe prurje të reja në sezonin e ri të serialit.

Indeksonline mëson se skenaristi Ardi Islami do të rikthehet në serial, çka përbën një rikthim të fuqishëm dhe një koncept të ri në serialin ‘O Sa Mirë’.

Pavarsisht mosmarrvesheve, dashuria dhe pasioni për serialin ‘O Sa Mirë’, kanë bërë që Ard Islami të rikthehet përsëri.

Përpos tij pritet edhe rikthimi i aktorit Jeton Zogjani, dhe prurje të reja që do ta bëjnë edhe më atraktiv serialin. /Indeksonline/