18:57 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Arrestohet i shumëkërkuari, Ridvan Ademi

I shumë kërkuari nga policia për grabitje të shumta në Kosovë, Ridvan Ademi është arrestuar.

Burimet e Indeksonline tregojnë që Ademi është arrestuar në Bruksel.

Ademi ishte pjesë e grupit me Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin që po kryenin grabitje të shumta, ku cak ishin bankat, pikat e shitjes së naftës dhe marketet dhe veturat.

Image result for ridvan ademi

Policia e Kosovës kishte arritur të vinte nën pranga Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin.

I vetmi që i kishte shpëtuar ishte Ridvan Ademi./Indeksonline/