20:55 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Arsim Thaçi në bisedime me klubin e Superligës – tregon pse nuk arriti marrëveshje me Arbërinë

Trajneri kosovar, Arsim Thaçi ka qenë një emër mjaft i përfolur në këtë merkato. Fillimisht ishte në bisedime me klubin e Arbërisë por dy palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët.

Në një intervistë për Indeksonline, Thaçi ka treguar se pse nuk u arrit një marrëveshje me KF Arbërinë.

“Është normale në futboll të bisedohet edhe mos me arritë marrëveshje, kam pas biseda zyrtare me Arbërinë, kemi qene afër marrëveshjes, por nga njëherë klubeve më shume po ju intereson çmimi ma i lirë se sa një projekt për zhvillimin e klubit. Gjithmonë klubet janë ato që vendosin kënd e marrin gjë që është normale”, u shprehë Thaçi.

Tutje, ai tregoj se tashmë është në bisedime me klubin e Drenicës por se ende nuk është arritur një marrëveshje.

“Pas Arbërisë kam biseduar edhe me Drenicën ku siç dihet në Drenicë ka pas ndryshime sa i përketë udhe heqësisë pasi që kryetarja e klubit Mihane Bekteshi është larguar nga klubi. Unë kam biseduar për mundësin e angazhimit në cilësinë e trajnerit para një kohe me nënkryetarin e klubit që më ka thanë që janë duke bë përpjekje që me konsolidu kryesinë edhe zgjedhjen e një kryetari të klubit edhe mandej gjithçka do te vendoset sa i përketë zgjedhjes së trajnerit”, përfundoj Thaçi./Indeksonline/