13:41 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: Asistenti i Antonio Contes afër Përfaqësueses së Kosovës (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri që prej largimit të kosovarit, Albert Bunjaki.

Për ta zënë vendin e tij kanë aplikuar shumë trajnerë, por ndër më të përfolurit është Rodolfo Vanoli, ish-trajner i Unineses, shkruan IndeksOnline.

Italiani është një prej trajnerëve më pretendent për ta marrë stolin e Përfaqësueses së Kosovës.

Po ashtu mund të lexoni intervistën ekskluzive: http://indeksonline.net/sport/…

Nëse Vanolit i jepet mundësia nga Federata e Futbollit të Kosovës, IndeksOnline me burime të sigurta mëson se një anëtar i klubit të madh anglez, Chelsea do të jetë pjesë e Përfaqësueses bashkë me Rodolfon.

Bëhet fjalë për Paolo Vanoli, asistent i trajneri te ekipi i parë i Bluve të Londrës.

Vëllai i Rodolfos, Paolo, ka para vetës një karrierë të shquar, ku para se të pranonte ofertën e Contes ishte duke e menaxhuar ekipin kombëtar italian të grupmoshave U19.

Paolo ka luajtur te Parma mes viteve 1990, ku pati suksese të mëdha duke fituar Kupën UEFA, Coppa Italia. Ai më pas luajti edhe për skuadrat si Fiorentina, Verona dhe në Skoci te Rangersi.

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit nëntor, më datën 13 do ta zhvillojë ndeshjen miqësore pas mbarimit të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, kundër Letonisë në “Adem Jashari” Mitrovicë./IndeksOnline/Granit Tërstena