75 Mall Live Search
21:55 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: “Bomberi” nga Nigeria që do të transferohet në Kosovë

Merkatoja në Kosovë pritet të hapet shumë shpejtë.

Disa skuadra tashmë kanë filluar që të bëjnë kontaktet me futbollistë të ndryshëm.

Indeksonline përmes burimeve të saj ka kuptuar se futbollisti nigerian, Paul Obi që luan në Finland, pritet të luaj në Superligën e Kosovës. Siç mëson Indeksonline, Prishtina dhe Feronikeli janë të interesuara për të.

Image may contain: one or more people and outdoor

Rreth kësaj, Indeksonline zhvilloi një intervistë ekskluzive me futbollistin nigerian, Paul Obi.

Ai e konfirmoi se do të transferohet në Superligën e Kosovës gjatë merkatos verore.

Image may contain: 1 person, outdoor

‘Disa agjentë më kontaktuan mua javën e kaluar dhe këtë javë’ u shprehë ai.

Tutje, ai tha se po do të transferohet në Superligën e Kosovës por duke mos e cekur se në cilën skuadër.

Obi shtoi se nëse Prishtina tregon më shumë interesim do të transferohet atje. Ai tregoi se e di që një nigerian (Otto John) luan në Prishtinë.

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli në një prononcim për Indeksonline nuk pohoi diçka rreth kësaj.

Paul Obi është 23 vjeçar që luan për ekpini finlandez, PEPO Lappeenranta. Pozicioni i tij është qendër-sulmues. /Indeksonline/

Image may contain: 1 person, outdoor

Publiée par Paul Obi sur Lundi 7 octobre 2019