18:57 / E Diele, 04 Korrik 2021 / A. A

Ekskluzive: Daku drejt Turqisë? Vjen oferta nga klubi i Superligës

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Superligën e Kosovës me Ballkanin, Mirlind Daku është gati për eksperiencë të re në Evropë.

Sulmuesi kosovar ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me Osijekun në Kroaci.

Por mundësia për të lëvizur drejt një shteti tjetër mbetet ende e hapur.

Menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti thotë se klubi turk Antalyaspor është e interesuar për Dakun.

“Antalyaspor ka dërguar letër zyrtare duke shprehur interesim. Ende jemi në bisedime, afati do të jetë i hapur deri më 1 shtator” deklaroi Qormemeti për Indeksonline.

Antalyaspor bën gara në elitën e futbollit të Turqisë.

/Indeksonline/