75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 31 Mars 2026 / AR

Ekskluzive/ Dasmë si në përralla për fituesin e ‘BBA’, zbulohet lajmi i ëmbël

Një ceremoni madhështore dhe plot emocione ka shënuar martesën e Vesel Kurtishajt- fituesi i ‘Big BrotherAlbania 8’ , e cila është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe media rozë.

Dasma, e organizuar me stil luksoz dhe elemente përrallore, tërhoqi vëmendjen e shumë të ftuarve, shkruan Indeksonline.

Çifti u shfaq tejet i lumtur, ndërsa momentet nga ceremonia u bën virale në rrjetet sociale.

Megjithatë, përveç shkëlqimit të dasmës, një detaj nuk i shpëtoi vëmendjes së ndjekësve: barku i nuses, i cili në disa pamje dukej i rrumbullakosur.

Burime të Indeksonline pranë çiftit zbulojnë se dyshja janë në pritje të ëmbël.

Ata pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë dhe kjo e bën edhe më të fortë lidhjen e tyre./Indeksonline/