Kleofina dhe Pavard prindër për herë të parë, ky është emri dhe gjinia e foshnjës
Modelja e njohur shqiptare, Kleofina, dhe futbollisti francez, Benjamin Pavard, janë bërë prindër për herë të parë.
Përmes një postimi tejet emocionues në rrjetet sociale, Pavard ka ndarë imazhet e para të familjes së tyre të re, duke zbuluar se janë bekuar me një vajzë.
Çifti ka zgjedhur një emër mjaft të veçantë dhe elegant për vogëlushen, duke e pagëzuar Lena Rose Pavard.
Ndonëse fotot e para u publikuan vetëm tani, detajet e rripit të spitalit në dorën e foshnjës zbulojnë se dyshja e ka mbajtur të fshehtë lindjen për disa javë. Lena Rose ka ardhur në jetë muajin që lamë pas, saktësisht më 17 qershor 2026.

“Bota ime e tërë. Bekimi ynë më i madh”, ka shkruar futbollisti krahas fotove të ngrohta ku çifti shfaqet pranë të porsalindurës.
Ky gëzim i madh vjen vetëm pak javë pasi vetë Kleofina vendosi të thyente heshtjen duke zbuluar shtatzëninë e saj përmes disa postimeve me barkun e rrumbullakosur.

Sidoqoftë, për ndjekësit e rregullt të shoubizit ky nuk ishte një novitet i plotë.


