21:03 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Diplomati aziatik e demanton Pacollin, thotë se u takuan rastësisht

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli po vazhdon të ketë takime me diplomatë nga mbarë bota. Por, agjenda e tij e ngjeshur po përcillet edhe me skandale. Ministri i Punëve të Jashtme të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui e ka demantuar Pacollin për takimin të cilin diplomati kosovar i dha kahje tjetër.

Diplomati aziatik ka thënë se takimi me Pacollin ishte i rastësishëm dhe nuk është folur për marrëdhëniet mes dy shteteve, ashtu siç ka shkruar zëvëndëskryeministri i Kosovës.

“Takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës në OKB ishte i rastësishëm. Nuk është diskutuar për marrëdhëniet e ndërsjellta mes dy shteteve” shkruan Khemaies Jhinaoui në Tëitter, në shenjë demanti./Indeksonline/