15:20 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Dyshohet që dikush qëllimisht e ndali oksigjenin në Infektivë, gjatë asaj kohe vdiqën 4 persona

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numër rekord i viktimave të Covid-19 në Kosovë.

Lidhur me këtë, qysh në mëngjes Klinika Infektive e QKUK-së u rrethua në Policia e Kosovës.

Burime të Indeksonline brenda hetuesisë bëjnë të ditur që nga ora 12:30 pas mesnate deri në ora 1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin.

Kështu gjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin infektuar me Covid-19.

Indeksonline poashtu ka mësuar që është duke u hetuar personeli mjekësor i Klinikës Infektive, i cili po dyshohet që ishte faktor kryesor në vdekjen e pacientëve me Covid-19.