20:18 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: E ndalën Prishtinën, presidenti i Gjilanit i “shpërblen” lojtarët e Llapit

Llapi ka arritur të ndalë Prishtinën, në ndeshjen e zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ky barazim la prapa në garë për titull, skuadrën e udhëhequr nga Armend Dallku, e cila tashmë mbetet katër pikë prap liderit të Superligës Dritës, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, burime të IndeksOnline mësojnë se lojtarët llapjanë me këtë barazim kanë fituar edhe premia nga kryesia e klubit të Gjilanit.

Sipas asaj që ka mësuar IndeksOnline, secili nga lojtarët e Llapit ka fituar nga 100 euro si premi për barazimin e arritur ndaj Prishtinës./IndeksOnline/