18:01 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Eroll Salihu “nën llupën e hetuesisë”, dyshohet për keqpërdorime në FFK

Organet e drejtësisë kanë nisur hetimet ndaj sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

Indeksonline mëson se zyrtari i FFK-së dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe disa keqpërdorime në FFK dhe ndaj klubeve.

Kësisoj, Salihu dyshohet se ka lejuar transaksione të dyshimta financiare, lidhjen e kontratave me baze te dyshimtë, keqpërdorimin e mjeteve financiare, marrjen e vendimeve ne kundërshtim me ligjet e vendit dhe aktet e brendshme te FFK-së.

Salihu: Letra është ekzagjeruar, presim sugjerime nga UEFA – Epoka ...

Njeherit, nen hetim janë edhe disa pjesëtar te KE te FFK-se dhe disa kompani përfituese, klube dhe individ.

Urdhri për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi që të shkojë në burg deri me 18 qershor dhe hetimet ndaj Salihut kanë ulur në masë të madhe kredibilitetin e FFK-së.

Me këto skandale, futbolli kosovar pritet të ketë rënie të besueshmërisë edhe në arenën ndërkombëtare duke pasur parasysh që FFK është nën ombrellën e FIFA-së dhe UEFA-së. /Indeksonline/

Klubet kërkojnë testimin e lojtarëve, FFK-ja thotë se mund të ketë ...