12:04 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Fakte që tregojnë se Ramush Haradinaj i kishte ofruar përkrahje të plotë Elez Blakajt

Indeksonline posedon korrespodencën zyrtare të Kryeministrit Haradinaj dhe ish –Prokurorit rreth rastit të Blakajt.

Në këtë korrespodencë shihet se Blakaj me 25.09.2017 i është drejtuar Kryeministrit me një kerkesë, ku liston kërkesat specifike për çasje, bashkëpunim dhe perkrahje për hetimin e rastit të Veteranëve.

Haradinaj për më pak se 24 orë i kishte kthyer letër ish Prokurorit Blakaj ku e ofron këtë përkrahje “pa asnjë pengesë dhe ndërhyrje nga askush” duke u siguruar qasje të lirë dhe të plotë në hapsirat dhe dokumentacionin që ka qenë subjekt hetimi, shkruan Indeksonline.

Haradinaj me kerkesë të Blakajt ka instaluar kamera dhe mjete shtesë sigurie siç është ndryshimi i cilindrit të derës duke i dhënë çasje të plotë dhe të lirë ish Prokurorit Blakaj, për të siguruar hetim të pavarur dhe të lirë duke evituar secilin ndikim të mundshëm ./Indeksonline/