12:02 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Familjarët e të vrarëve në Gjakovë tregojnë të kaluarën kriminale të Vuk Mirkoviq e Dragan Raçiq

Indeksonline pak ditë më parë ka publikuar intervistën ekskluzive me Vuk Mirkoviq, njërin nga dy serbët e akuzuar nga Nisrete Kumnova për kidnapimin dhe vrasjen e djalit të saj, Albionit.

Serbi nga Gjakova kishte thënë për Indeksonline se nuk kishte qenë i veshur dhe se kishte raporte të mira me shqiptarët.

Madje, ai kishte thënë se asnjë bubrrec nuk kishte prekur, e lëre më njerëz.

Por, ndryshe nga shfaqja e tij si i pafajshëm, mendojnë familjarët e të vrarëve në Gjakovë.

Indeksonline ka intervistuar familjarë që kanë patur probleme në të kaluarën me Vuk Mirkoviq.

Familja Ferizi kujton sikur sot kohën kur pikërisht Vuk Mirkoviq ia kishte marrë banesën.

Më pas, familjes Ferizi i ishte vrarë kryefamiljari, Avni Ferizi.

Gruaja e të ndjerit, Vjollca kujton kohën kur fqinji i atëhershëm, Vuk Mirkoviq i kishte marrë banesën.

Vjollca me plot emocione kujton edhe natën kur i ishte vrarë burri, Avniu.

Vuk Mirkoviqin e Dragan Raçiqin i mban mend mirë edhe Ferdonije Çerkezi.

Nëna e katër djemve të vrarë dhe burrit të saj thotë se Vuk Mirkoviqi e Dragan Raçiqi kanë bërë krime në Gjakovë dhe kanë qenë pjesë e grupit që i kanë rrymbyer familjarët e saj.

Madje, ajo thotë se Dragan Raçiq e kishte pranuar se ai i ka marrë djemtë e burrin e saj, por kishte deklaruar se nuk din për fatin e tyre ngase sipas tij ai i ka dorëzuar në polici dhe nuk ka më informacione.

Vuk Mirkoviq në intervistën për Indeksonline kishte thënë se duhet ta pyesin Jeton Vorfin për të kaluarën e tij pasi që sipas tij ai iu kishte dalur në mbrojtje shqiptarëve kur serbët vendosën t’i largojnë nga banesat e tyre.

Por, krejt ndryshe mendon doktori Jeton Vorfi.

“Ka qenë i armatosur, ka qenë në uniformë. Thoshte se rri i armatosur për siguri. Deklaratat e tij janë krejtësisht të rrejshme. Ndërsa, Dragan Raqiq ka qenë iu veshur në mënyrë aktive. Ka qenë i rrezikshëm” ka thënë Vorfi për Indeksonline.

Familjarët e të vrarëre me anë të një fotografie tregojnë grupin e serbëve që sipas tyre kanë qenë të përfshirë në shumicën e krimeve në Gjakovë. Në mesin e tyre në fotografi (numër 5) shihet edhe Dragan Raçiq. /Indeksonline/