14:12 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / A. A

Ekskluzive: Flet Sadiku pasi nënshkroi me Genoan, “Ëndrra ime, ta përfaqësojë Kosovën”

Erion Sadiku nga sot është zyrtarisht futbollist i Genoas.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratën 3-vjeçare me ekipin italian.

“Jam i lumtur për hapin që kam bërë në karrierë. Tani do të bashkohem me primaveran (të rinjtë) e Genoas, por jam i ri dhe shpresoj që së shpejti të kem shansin për të luajtur me ekipin e parë”, theksoi Sadiku për Indeksonline.

Në gusht të vitit të kaluar, trajneri Rafet Prekazi, e kishte ftuar Sadikun te Kosova U21 për ndeshjen ndaj Anglisë.

2020-a ishte viti më i suksesshëm për të, pasi luajti me sukses në elitën e futbollit të Suedisë me Varbergsin duke zhvilluar 24 ndeshje.

“Nuk kam marrë ftesë nga Suedia, por primare dhe ëndrra ime është të luajë për Kombëtaren A të Kosovës”, deklaroi Sadiku.

/Indeksonline/