20:46 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ja çfarë vendimi ka marrë Dukagjini pasi Djengis Redjepi ofroi dorëheqje

Skuadra e Dukagjinit është e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në Superligë.

Klinasit sot u mposhtën 1-0 nga Ferizaji, në një ndeshje ku Dukagjini krijoi shumë raste të mira për gol por nuk arriti të shënonte.

Pas ndeshjes trajneri Djengis Redjepi ka ofruar dorëheqje nga posti, megjithatë drejtori i klubit Fabian Veseli nuk e ka pranuar.

“Ai e ka mbështetjen time të plot. Diskutuam me Djengisin ai ishte i gatshëm të japë dorëheqje por unë nuk pranova. E patë edhe vetë ndeshjen që sot luajtëm mirë por vetëm goli na mungoi. Këto gjëra ndodhin në futboll” deklaroi Veseli për Indeksonline.

Dukagjini në dy ndeshjet e ardhshme luan me Feronikelin në Klinë, më pas me Prishtinën në kryeqytet. /Indeksonline/