10:04 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ja ku ndodhet Muriqi dhe sa kohë, do të jetë jashtë fushave

Sulmuesi më në formë në Turqi, pjesë e Kombëtares më simpatike të Futbollit, tonë në Kosovë, Vedat Muriqi është kthyer në Stamboll.

Mungesa e madhe e Kosovës në ndeshjet më të rëndësishme të saj, u konfirmua mbrëmë nga vetë lojtari dhe nga Federata e Kosovës e Futbollit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se lëndimi i lojtarit nuk u mor parasysh nga klubi i tij pas ndeshjes që Fenerbahçe zhvilloi ndaj Konyasporit.

Muriqi, do jetë jashtë fushave 3 deri në 4 javë, ndërsa një lëndim që nuk dukej aq serioz e ka lënë jashtë fushave në momentet më të rëndësishme për Kosovën.

/Indeksonline/