21:45 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ja kur do të kthehet Vedat Muriqi nga lëndimi

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte grumbulluar me Kosovën para një jave, por lëndimi që kishte pësuar me Fenerbahçen bëri që ai të rikthehej në Turqi për shërim.

Fillimisht ishte raportuar që Muriqi do të mungonte 3 deri në 4 javë, por pas tretmanit intensiv që ka marrë, duket se kjo kohë do të shkurtohet.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që 25 vjeçari nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme kundër Yeni Malatyaspor, por trajneri Ersun Yanal pritet të llogaris në sulmuesin kosovar duelin ndaj Goztepes që luhet më 30 nëntor.

Kujtojmë që djaloshi nga Prizreni e kishte lënduar nyjën e këmbës në sfidën e fundit me Kasimpashën. /Indeksonline/