12:36 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ja sa do të përfitojë Kenan Haxhihamza tek Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka nisur punën për ediconin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit gjatë ditës së djeshme kanë prezantuar dy ardhjet e reja, Kenan Haxhihamzën dhe Mevlan Zekën, ndërsa kanë vazhduar kontratën edhe me mbrojtësin e majtë, Arbër Potokun, shkruan IndeksOnline.

Kenan Haxhihmza u largua nga Gjilani për tu bashkuar me ekipin të cilin e udhëheqë Ismet Munishi.

Burime të IndeksOnline brenda klubit, bëjnë të ditur se Haxhihamza është joshur me një mega-ofertë nga drejtuesit e Ballkanit.

Gjithashtu nëpërmes burimeve mësohet se Haxhihamza do të përfitojë rreth 30 mijë euro në vit në Suharekë./IndeksOnline/