13:58 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ja sa milionë euro kushtoi transferimi i Vojvodës në Standard

Mërgim Vojvoda ka nënshkruar kontratë me skuadrën e njohur belge Standard Liege.

Sipas burimeve te Indeksonline, ekipi i tij Mouscron përfitoi 1 milion e 200 mijë euro nga transferimi i Vojvodës.

24 vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Standardin, skuadër që zakonisht lufton për titullin e kampionit në Belgjikë.

Vojvoda do të prezantohet zyrtarisht te Standardi të hënën. /Indeksonline/