21:34 / E Diele, 07 Mars 2021 / AD

Ekskluzive: Jo me Don Xhonin, Tayna së shpejti e ‘djegë’ me reperen e njohur

Edhe pse në mediat rozë është raportuar se do të ketë një bashkëpunim mes Taynes dhe Don Xhonit, e gjithë kjo ishte një ‘fake news’.

Kështu është deklaruar në një intervistë për Indeksonline menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli.

Ai për Indeksonline u shpreh se Tayna do të sjellë një bashkëpunim.

“Po Tayna do të vije me një bashkëpunim, por jo me Don Xhonin. Ajo do të sjellë një bashkëpunim me reperen e njohur Vanessa Mahi e njohur me emrin artistik Ivodian Doll”.

Ai për Indeksonline zbuloi edhe se si do të titullohet kënga .

“Kënga do të titullohet WTF, dhe Ivodian është musafire tek kjo këngë”, tha ai.

Për të gjithë fansat që presin me padurim këngë nga Tayna, ai tregoi se ky projekt do të lansohet së shpejti./Indeksonline/