17:42 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: KB Prishtina në bisedime me trajnerin e njohur kosovar

Klubi më i suksesshëm kosovar në basketboll, Prishtina në sezonin e ri pritet të udhëhiqet nga një trajner kosovar.

Trajneri i njohur kosovar, Andin Rashica në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se është në bisedime me KB Prishtinën.

Andin Rashica i Prishtinës, trajneri më i ri që e fitoi Kupën kërkon ta  vazhdojë serinë pa humbje - Telegrafi

“Ende nuk ka asgjë konkrete, jemi në bisedime. Krejt kjo për shkak të masave që i ka marr qeveria, sepse ende nuk e dimë se kur do të hapen sallat e mbyllura”, u shprehë Rashica.

Në të kaluarën, Rashica ishte trajner i Prishtinës, ku u bë trajneri më i ri në histori të klubit që arrin ta fitoj Kupën e Kosovës./Indeksonline/