19:34 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kemal Ademi dhe Elvis Rexhbeçaj nuk do të vijnë te Kosova në nëntor

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, kishte deklaruar ditë më parë se në muajin nëntor do të ketë futbollistë të rinjë që do të luajnë për Kosovën.

Mediumet kosovare publikuan emra të përvetshëm si sulmuesi Kemal Ademi apo mesfushori Elvis Rexhbeçaj që do ta pranojnë Kosovën.

Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që asnjë nga futbollistët në fjalë nuk janë shprehur të gatshëm të veshin fanellën e “dardanëve”.

Sulmuesi i Baselit Kemal Ademi, sivjet ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje në Superligën e Zvicrës.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë pasur negociata me 23 vjeçarin por ai ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar se cilën Kombëtare ta përfaqësoj.

Sipas burimeve të Indeksonline, në muajin nëntor do të jetë i gatshëm sulmuesi Andi Zeqiri. 20 vjeçari është në formë të mirë me Lausanne Sport duke shënuar 8 gola në 11 ndeshje.

Tashmë, do të varet nga trajneri Bernard Challandes nëse do ta ftojë Zeqirin për ndeshjet e nëntorit kundër Çekisë dhe Anglisë. /Indeksonline/