20:48 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Klubet e Superligës i drejtohen UEFA-së për paratë që ua vodhi FFK-ja

Shtëpia më e madhe e futbollit UEFA që prej se Kosova është pranuar në të, ndan para për çdo vit për klubet më të suksesshme kosovare, por edhe për klubet qe nuk arrijnë të kualifikohen në ligat e europes, edhe këtë vit ka ndodhur njëjtë nga UEFA, mirëpo Federata e Futbollit të Kosovës akoma nuk ka dorëzuar parat tek klubet kosovare.

Në raportin më të ri të auditimit nga UEFA për vitin 2018, shihet se ajo i ka dhuruar Federatë së Futbollit të Kosovës një shumë prej 396.000 euro, për klubet qe nuk janë kualifikuar në garat evropiane.

Por, FFK akoma këto para nuk i ka shpërndarë tek ekipet kosovare. Dy ekipet kosovare, FC Feronikeli dhe FC Prishtina ka marr parat e tyre , por klubet tjera qe ju kanë takuar 396 000 euro per vitin 2018 dhe 430 000 euro për vitin 2019 akoma nuk kanë marrë parat e ndara nga UEFA, ani pse ju janë dorëzuar FFK’së.

Indeksonline mëson se klubet e Superligës do t’i drejtohen UEFA’s, krimeve ekonomike dhe prokurorisë për tu marrë me rastin në fjalë.

UEFA jep gjithmonë mjete financiare për shkollat dhe akademitë e futbollit në kuadër të programit për zhvillim.

Në kuadër të kësaj, mjetet përpjestohen dhe iu ndahen secilës shkollë dhe akademi, gjë e cila nuk po ndodh.. Më poshtë keni dy foto të shkëputura nga faqja zyrtare e UEFA’s ku ka publikuar shumën e parave që ka ndarë për të gjitha shtetet, në mesin e tyre edhe Kosova./Indeksonline/.