22:19 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kosova fton futbollistin e lënduar

Kosova U21 sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Turkmenistanit dhe Maltës.

Në mesin e 25 futbollistëve figuron edhe mesfushori Kreshnik Krasniqi. Para dy javësh, 18 vjeçari kishte lënduar gjurin me skuadrën e tij Stromsgodset në Norvegji.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur që ai është nuk është shëruar ende nga lëndimi dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj.

Krasniqi llogaritet si një prej kandidatëve potencial për të depërtuar në kombëtaren A të Kosovës.

Ai është futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëherë në elitën e futbollit norvegjez, duke debutuar si 14 vjeçar. /Indeksonline/