20:24 / E Enjte, 11 Mars 2021 / A. A

Ekskluzive/ Kosova ia merr Italisë ish sulmuesin e Atalantas

Një sulmues i ri shqiptar do t’i shtohet Kombëtares së Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Rilind Nivokazi ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën.

Këtë muaj 21-vjeçari do të grumbullohet me grupmoshat U21 për ndeshjen miqësore me Katarin.

Nivokazi luan në pozitën e qendër-sulmuesit.

I lindur në Perugja, djaloshi me prejardhje nga Gjakova ka luajtur më herët për Kombëtaren e Italisë në grupmoshat U17 dhe U19.

Edicionin e kaluar Nivokazi luajti për Atalantan (primavera), ndërsa këtë muaj është transferuar te Foggia.

/Indeksonline/