14:34 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: KQZ-së nuk i është ndarë buxheti për zgjedhjet në Podujevë: A po rrezikohet mbajtja e tyre?

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për të ndarë paratë që i ka kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Podujevë.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta brenda Qeverisë se këto mjete nuk janë ndarë as tani kur po bëhen dy javë që nga dita kur janë shpallë zgjedhjet për të parin e Podujevës dhe nuk dihet as se kur do të ndahen.

Mungesa e buxhetit mund të rrezikojë mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë. Në të kaluarën ky institucion ka informuar se nuk mund të ndërmarrin hapa për organizim të zgjedhjeve pa paratë e alokuara.

IndeksOnline ka dërguar pyetje në adresë të KQZ-së për të konfirmuar këto informacione, por deri më tani ky institucion nuk ka kthyer përgjigje./IndeksOnline/