13:47 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kryetari i klubit të Gjilanit u ofron premi futbollistëve, nëse e fitojnë titullin e Superligës

Sezoni i Superligës së Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare dhe përcaktuese.

Katër klubet Drita, Prishtina, Ballkani dhe Gjilani janë në garë për të fituar titullin. Klubi i Gjilanit ka vendosur që t’i motivoj futbollistët në këtë fazë përfundimtare.

Drejtori ekzekutiv i klubit të Gjilanit, Sevdail Robelli, për Indeksonlinen ka konfirmuar se presidenti, Florim Zuka, ka ofruar premi skuadrës 100 mijë euro në rast se e fitojnë titullin.

Skuadra e Gjilanit sot do të përballet me Prishtinën. Tri pikë do të ishin tejet të rëndësishme për “Skifterat”.

Gjilani gjendet në pozitën e katërt, gjashtë pikë më pak se vendi i parë./Indeksonline/