08:58 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është ish- lojtari i Juventusit, që do të luajë për Kosovën

Konkurrenca në Kombëtaren e Kosovës në futboll çdo ditë po shtohet.

Vite me radhë zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës vraponin pas futbollistëve kosovarë për t’i bindur që të luajnë për Kosovën, por kjo praktikë ka filluar të ndryshojë.

Tashmë, shumë futbollistë të rinj me vetëdëshirë afrohen dhe kërkojnë ta veshin fanellën e “dardanëve”. Indeksonline mëson se sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri, do ta lërë Zvicrën për Kosovën.

20- vjeçari është rritur si futbollist te Lausanne Sporti, ndërsa një vit ka qenë i huazuar te Juventusi, në Itali.

Andi Zeqiri (FC LS) en action.

Zeqiri sivjet po kalon formë të lartë, duke qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Zvicrës me 6 gola në 6 ndeshje. /Indeksonline/