17:39 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është këngëtari që këndon një pjesë në këngën e re të Taynas

Dje është publikuar kënga e re e këngëtares Tayna, me titull ‘Sicko’ e që menjëherë është kthyer në një hit, duke u pritur mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Në disa sekuenca të këngës në prapavi dëgjohet të këndoj edhe një këngëtarë tjetër i cili këndon në stilin ‘reggeaton’ e që i përshtatet shumë këngës.

Ekskluzivisht për Indeksonline, menaxheri i këngëtares Rinor Hykolli ka treguar se këngëtari që e këndon këtë pjesë është Lindon Berisha, i cili gjithashtu është nën menaxhimin e tij.

Kujtojmë që kënga ‘Sicko’ ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, i është afruar shifrës së 1 milion klikimeve në Youtube. /Indeksonline/