10:40 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është personi i paraburgosur që u arratis sot nga Klinika Ortopedike

Sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së një i paraburgosur. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Adhurim Krasniqin.

Pikërisht sot një javë, Krasniqi ka qenë i përfshirë në përleshjen me armë ndaj menaxherit të On Records, Met Elshanit.

Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje.

Madje, Krasniqi kishte mbetur i plagosur në këmbë duke tentuar t’i ikë policisë.

Për këtë, Adhurim Krasniqi po trajtohej në Klinikën Ortopedike, nga ku edhe ka ikur sot në orët e para të mëngjesit.

I njëjti ishte nën masën e paraburgimit për Veprën Penale, Tentim Vrasje.

Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar./Indeksonline/