15:16 / E Premte, 15 Janar 2021 / A. A

Ekskluzive: Ky është trajneri francez që pritet të nënshkruaj kontratë me Kosovën

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pritet të ketë staf të ri në fushatën e ardhshme kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.

Ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti pritet të largohet nga detyra, për të marrë një tjetër post në Federatën e Futbollit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se selektori Challandes ka kërkuar që ta afrojë francezin Sebastien Bichard si asistent.

37-vjeçari kaloi një periudhë prove te Kosova gjatë nëntorit, në ndeshjet kundër Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Bichardi në të kaluarën ka punuar si trajner te ekipi zviceran Sion.

/Indeksonline/