09:33 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Ky futbollist i Superligës e ka rrogën 627 euro më të madhe se presidenti Hashim Thaçi

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, janë rritur ndjeshëm rrogat që ofrojnë klubet kosovare për futbollistë.

Ekipi nga Drenasi, Feronikeli është kampion sa i përket rrogave. Sipas burimeve të Indeksonline, futbollisti më i paguar në Superligë është Hamed Kone.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, që u transferua gjatë janarit te Feronikeli paguhet 3,500 euro bruto në muaj.

Kjo i do të thotë se ka rrogën 627 euro më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që paguhet 2,873 euro. /Indeksonline/