19:15 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky zëvendëskryeministër shqiptar pritet të shkarkohet nga Qeveria e Maqedonisë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika sipas të gjitha gjasave pritet të shkarkohet nga pozita e zvkryemnistrit për implemnetimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë, raporton Indeksonline.

Për shkak të mos suksesit të treguar, televizioni maqedonas Telma njoftoi se edhe ministri tjetër shqiptar, Kreshnik Bekteshit mund të shkarkohet nga detyra, por një gjë të tillë e ka demnatuar partia BDI të cilës edhe i takon Bekteshi.

Ndryshe për shkak të pasivitetit të treguar, Hazbi Lika pritet të shkarkohet, ndërsa në vend të tij flitet emri i Atilla Rexhepit, ish drejtorit të spitalit të Tetovës. Në ditët në vijim priten zhvillime të reja në këtë drejtim./ Indeksonline/