21:21 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: LDK-AAK koalicion në Prishtinë

Nga partitë politike kandidatë në komunën e Prishtinës, sapo është arritur edhe një marrëveshje.

Indeksonline nga burime të sigurta mëson se janë pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata të cilët sapo kanë arritur marrëveshjen për koalicion komunal.

Duhet përkujtuar që kandidatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Prishtinën është, Arban Abrashi kurse nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 22 tetorit ishte, Arbër Vllahiu.

Pra në balotazhin e 19 nëntorit, Abrashi ka mbështetjen dhe përkrahjen e  plotë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Indeksonline/