15:43 / E Diele, 22 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ekskluzive: Lëndimi i Almir Kryeziut, flet lojtari

Sulmuesi i Ballkanit, Almir Kryeziu, ka pësuar një lëndim të premten në fitoren 4-1 ndaj Lirisë.

Ai pasoi lëndim pasi shënoi golin e katërt dhe u detyrua të lë fushën me barellë për shkak të lëndimit që në shikim të parë dukej i rëndë, shkruan IndeksOnline.

Por Kryeziu në një intervistë për IndeksOnline, ka thënë se pas kontrolleve me mjekët e klubit duket se lëndimi nuk është shumë serioz, duke e lënë të hapur mundësinë të luaj në ndeshjen e Conference League ndaj Astanas, e cila zhvillohet të enjeten në stadiumin “Fadil Vokrri’’ në Prishtinë.

“ I kam ba kontrollet te doktori i klubit dhe nuk po duket lëndim serioz. Sot kam ushtrua ndaras me ekipin, prej nesër e kuptoj a do të mund të luaj ndaj Astanës, pasi sot nuk kam stërvitur me top.”, tha Kryeziu për IndeksOnline.