20:10 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Lëndohet ‘luani’ i Kosovës Herolind Shala, mungon një muaj

Ndonëse trajneri Bernard Challandes e ka ftuar për dy ndeshjet e ardhshme, Herolind Shala nuk do të mund të luaj kundër Çekisë dhe Anglisë.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që mesfushori kosovar është lënduar në ndeshjen e fundit me Valerengan kundër Brann, ku shënoi golin e fitores.

Rreth 1 muaj ai pritet të jetë jashtë fushës.

Megjithatë, Shala do të vijë në Kosovë për të qëndruar afër bashkëlojtarëve të tij. Madje, ai pritet të jetë pjesë e ekupiazhit që do të udhëtoj në Plzen për ndeshjen e 14 nëntorit.

/Indeksonline/