Ekskluzive: Limaj: Seanca për demarkacionin mbahet të martën
Seanca për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi sipas të gjitha gjasave do të mbahet të martën në ora 14:00.
Lajmin për ‘Indeksonline’, e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.
Ky i fundit ka thënë se Qeveria i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, që të thërrasë seancën ditën e marte.
Më tutje, ai ka bërë me dije se kjo shtyrje e seancës është bërë për faktin se në vend nuk gjenden disa deputetë.
Ndryshe, Limaj ishte angazhuar maksimalisht në arritjen e marrëveshjes mes palës kosovare dhe malazeze për çështjen e demarkacionit./Indeksonline/