18:40 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. A

Ekskluzive: Menaxheri i Milot Rashicës në negociata me klubin anglez, në janar largohet nga Werder Bremen

Në afatin kalimtar të verës, Milot Rashica ishte në prag të transferimit te Bayer Leverkusen.

Por marrëveshja nuk u arrit ngase Leverkusen dëshironte huazimin e mesfushorit kosovar ndërsa Werder Bremen donte ta shiste.

Por nuk ishte vetëm ky klub gjerman që u interesua për shërbimet e Rashicës gjatë verës.

Edhe klubi i Aston Villës e kërkoi me ngulm 24 vjeçarin, por paga e lartë që kërkoi ai nuk ishte e përballueshme për anglezët.

Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që menaxheri i futbollistit, Altin Lala ka rifilluar negociatat me Aston Villën, ngase ekipi nga Premier Liga është ende e interesuar ta transferojë në Villa Park.

Ndryshe, paga që kërkon Rashica është 80 mijë euro në javë.