18:19 / E Enjte, 22 Prill 2021 / A. A

Ekskluzive: Mësohet emri i ekipit të Bundesligës ku do të transferohet Daku

Mirlind Daku do të largohet nga Superliga e Kosovës në fund të këtij edicioni.

Siç raportoi të mërkurën Indeksonline, sulmuesi kosovar do të transferohet në Bundesligën e Austrisë.

Mësohet se 23 vjeçari në qershor do të nënshkruaj kontratë me Sturm Grazin.

Ekipi austriak është një nga klubet më të suksesshëm, duke qenë 3 herë kampion në Bundesligë.

Ndryshe, ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për Dakun duke shënuar 27 gola në Superligë, 19 më shumë se vendi i dytë.

/Indeksonline/