13:23 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Muriqi tregon se a e ka vazhduar kontratën me Rizesporin…

Mediumi turk Fanatik, të dielën raportoi që Vedat Muriqi kishte zgjatur kontratën për dy vite tjera me ekipin Rizespor.

Megjithatë kjo nuk qëndron. Sulmuesi kosovar ka bërë të ditur për Indeksonline që ka kontratë deri në qershor të vitit 2020.

“Njëherë nuk kam pranuar për të vazhduar kontratën. Kemi vendosur që t’i shtyjmë negociatat” deklaroi Muriqi.

Pas formës së mirë që po kalon me Rizesporin, skuadra të ndryshme si Fenerbahçe dhe Besiktash kanë shprehur interesim për shërbimet e 24 vjeçarit. /Indeksonline/