13:27 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. M.

Ekskluzive: NISMA tashmë me 10 deputetë, Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus

Grupit parlamentar të  Nismës Socialdemokrate-AKR i janë bashkuar edhe katër deputetë  të  Kuvendit të Kosovës.

Këtë  për Indeksonline, e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit parlamentar të  Nismës, Endrit Shala, i cili ka thënë  se tani e tutje deputetët: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të  funksionojnë  në  kuadër të  Grupit parlamentar i cili do të  quhet NISMA-AKR-6 Plus.

Shala ka njoftuar se kjo pritet të  formalizohet proceduralisht në seancën e ardhshme.

Po ashtu edhe deputeti Fikrim Damka ka konfirmuar për Indeksonlinen, krijimin e kë tij grupi me dhjetë  deputetë  dhe se që nesër do të  zyrtarizohet ky grup i përbashkët parlamentar.

No description available.