EKSKLUZIVE: Njësia Speciale futet në Veri për të ndaluar ministrat serb (Foto)
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës aktualisht është e vendosur në Banjska në Veri dhe është në gjendje gatishmërie për të intervenuar në rast të tentim hyrjes ilegale në Kosovë të ministrave serb.
Ekipi i Indeksonline ndodhet në Veri dhe është duke e përcjellë nga afër gjithë situatën.
Momentalisht gjendja e sigurisë është e qetë si në Mitrovicën Veriore ashtu edhe në Pikat e Kalimit Kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak./Indeksonline/