11:10 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Paraqitjet e mira te Drenica bëjnë që Prince Balde të ftohet për herë të parë, nga Liberia

Qendërmbrojtësi Prince Balde ka dy vjet që luan në futbollin kosovar, por gjithnjë me ngjyrat kuqezi.

Vitin e kaluar përfaqësoi Flamurtarin, ndërsa sivjet po luan me mjaft sukses te Drenica.

Është e rrallë që futbollistët që luajnë në Superligë, të ftohen në Kombëtare.

Por Balde ka marrë një lajm fantastik së fundi.

Burime të Indeksonline afër Drenicës, bëjnë të ditur që 21- vjeçari është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Liberisë për ndeshjen miqësore kundër Iranit që zhvillohet më 19 nëntor.

/Indeksonline/