11:35 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / L K

Ekskluzive: Robert Moreno do të vije në Kosovë!

Robert Moreno është emri më i përfolur për postin e selektorit të Kosovës. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka takuar në Stamboll trajnerin e njohur spanjoll dhe i ka paraqitur ofertën për punën e selektorit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Moreno do të vije në Kosovë pas pak ditësh për të parë kushtet e punës.

Ai do të shoh nga afër Prishtinën, stadiumin dhe të gjitha elementet e punës që mund ta presin si trajner te Kosova.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Morenos i është paraqitur oferta dhe se i njëjti nuk do të kthejë përgjigje pa e bërë vizitën e parë në Kosovë.

Moreno ishte për një kohë selektor i përkohshëm i Spanjës kur Luis Enrique kishte dhënë dorëheqje për shkak të vdekjes së vajzës së tij./Indeksonline/