16:58 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: “U myta me asista ama golla nuk po hin”

Karriera e Arbër Zenelit në Francë ka nisur mrekullisht. 24 vjeçari u transferua në janar te Reims dhe nuk i’u deshtën as 2 javë që të siguronte vendin e titullarit te ekipi i ri. Reims është duke luftuar për një vend në Champions League dhe është rrugë të mirë për të bërë histori.

Zeneli në kampionat është aktivizuar në 5 ndeshje duke shënuar regjistruar 3 asistime dhe 1 gol.

“U myta me asista ama golla nuk po hin” deklaroi Zeneli për Indeksonline me shaka. “Ama edhe asisti është shumë mirë si statistikë” shtoi mesfushori i Kosovës.

Në ndeshjen e fundit kundër Amiens SC, mitrovicasi ishte i pafat duke qëlluar shtyllën në minutën e 93-të. /Indeksonline/